Numërimi i votave për procesin e referendumit për kreun e Partisë Demokratike vijon, ndërsa rezultatet në disa qendra janë publikuar.
Në kutinë e votimit në selinë e PD-së, bëhet me dije nga 478 vota në total, 448 janë pro rikonfirmimit të Sali Berishës si kryetar, 10 kundër, 10 abstenim dhe 10 janë shpallur të pavlefshme.
Edhe në degën nr.8 të PD në Tiranë numërimi ka përfunduar ku nga 654 vota në total, 607 vota ishin pro, 31 kundër dhe 16 abstenim./mxh
