Moti në vend pritet të karakterizohet nga reshje të dobëta shiu në të gjitha qarqet, ndërsa temperaturat do të mbeten të larta, sidomos në zonat e ulëta dhe bregdetare.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 17°C deri në 30°C
Në vendet e ulëta: 16°C deri në 31°C
Në zonat malore: 12°C deri në 24°C
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të territorit, por hera-herës pritet të jetë më e fortë përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat malore.
Kushtet atmosferike pritet të sjellin mot të paqëndrueshëm gjatë ditës, megjithatë reshjet do të jenë të pakta dhe lokale./ kb
