Një marrëveshje për uljen e tensioneve dhe mbylljen e konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit duket se është në fazën përfundimtare.
Sipas raportimeve të fundit nga portali amerikan Axios, kuadri i marrëveshjes përfshin rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një nga arteriet më strategjike të tregtisë globale të naftës. Në këmbim, SHBA pritet të heqë bllokadën ndaj porteve iraniane.
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se palët janë shumë pranë një marrëveshjeje finale, duke theksuar se mbetet vetëm formalizimi i saj.
Megjithatë, nga ana iraniane, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme ka bërë të ditur se ende ka çështje të hapura që kërkojnë diskutim përmes ndërmjetësve.
- Sipas Axios, marrëveshja e mundshme SHBA–Iran përfshin këto pesë pika kryesore:
2. Zgjatje e armëpushimit për 60 ditë
3. Rihapja e Ngushticës së Hormuzit pa tarifa
4. Pastrimi i minave të vendosura në ngushticë nga Irani
5. Heqja e bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane
6. Angazhimi i Iranit për të mos ndjekur kurrë armë bërthamore
Negociatat mbeten ende të ndjeshme, ndërsa palët po përpiqen të finalizojnë detajet e fundit të një marrëveshjeje që mund të ndryshojë balancat në Lindjen e Mesme./ET
