Gojëza të fshehura mes shkëmbinjve të lartë, gjire të gjatë me rërë të artë, gjire me gurë dhe ujëra blu, shkëmbinj të thepisur për zhytje rekord, ose plazhe oqeanike perfekte për surfing.
Cilat janë plazhet më të bukura në botë?
Disa preferojnë hijeshinë e egër të një gjiri të shkretë, të vështirë për t’u zbuluar. Të tjerë preferojnë bregdetin oqeanik, si një kartolinë e “California Dreaming”. Të tjerë akoma zgjedhin ujëra të qeta, të ngrohta dhe tropikale.
Por çdo vit renditja e The World’s 50 Best Beaches shpërblen plazhet më të bukura në botë, nga ato ende të paprekura deri tek më të paharrueshmet.
Kriteret e klasifikimit
Renditja e The World’s 50 Best Beaches bazohet në kontributin e mbi 1 mijë profesionistëve të turizmit të përzgjedhur me kujdes: njerëz që kalojnë jetën duke eksploruar brigje dhe plazhe në çdo cep të botës, jo thjesht vëzhgues nga larg.
Nga Filipinet në Greqi, duke kaluar nga Madagaskari, Fixhi dhe Tajlanda: lista e re e plazheve më të bukura në botë pasqyron një dëshirë gjithnjë e më të dukshme të udhëtarëve bashkëkohorë. Në krye nuk janë plazhet luksoze apo destinacionet më të zhurmshme, por vende të largëta, të egra dhe ende autentike, ku natyra mbetet protagoniste absolute.
Plazhet analizohen sipas disa kritereve: veçantia e peizazhit, niveli i autenticitetit, natyra e paprekur, mundësia për të parë faunën e egër, cilësia e detit për not, por edhe niveli i mbipopullimit. Vëmendje e madhe i kushtohet edhe qetësisë: shpërblehen plazhet ku dominon zëri i natyrës dhe oqeanit, pa ndërhyrje artificiale, si edhe aftësia e vendit për të ofruar një ditë relaksi.
Entalula ikonike
Në vendin e parë renditet Entalula Beach në Palawan, Filipine, një ishull tashmë i njohur nga ekspertët e udhëtimit, që konfirmon tërheqjen e tij në rritje për udhëtarët që kërkojnë destinacione të largëta dhe të zhytura në natyrë.
Plazhi është i izoluar dhe i rrethuar nga peizazhi spektakolar i El Nido-s: këtu, rëra shumë e bardhë dhe formacionet karstike imponuese krijojnë një pamje thuajse joreale, larg turizmit masiv dhe e arritshme vetëm me det. I largët, ekzotik, me rërë të bardhë, shkëmbinj të gjelbëruar dhe ujëra blu të kthjellëta, është një parajsë ekzotike.
Entalula nuk është e vetmja protagoniste. Pozicionet e para të listës përfshijnë një larmi të madhe gjeografike.
Në vendin e dytë është Fteri në Greqi, në Kefaloni, e ngjitur nga vendi i katërt në 2025: një gji i izoluar me gurë të bardhë, i arritshëm vetëm me varkë ose përmes një shtegu të pjerrët. I famshëm është uji i thellë dhe blu intensiv, ndër më të kthjellëtit në Mesdhe.
“Izolimi i tij kontribuon në atmosferën e paprekur dhe të qetë”, thuhet në raport.
Në vendin e tretë shkojmë në Australinë Perëndimore për të zbuluar Wharton Beach, e njohur për rërën e saj shumë të imët të bardhë që “kërcet nën këmbë dhe për pamjet spektakolare të oqeanit”.
Mes plazheve më mbresëlënëse përmendet edhe Nosy Iranja në Madagaskar: një parajsë tropikale ende e paprekur, e famshme për shiritin e rërës që në baticë lidh dy ishuj.
Fixhi nuk mungon: rekomandohet East Beach, në ishullin Vomo, një strehë e largët me ujëra të qeta dhe të kthjellëta.
Karaibet marrin vendin e gjashtë me Shoal Bay East në Anguilla. Maldive renditen në vendin e shtatë me ishullin Dhigurah, të rrethuar nga biodiversitet i pasur detar.
Amerika e Jugut hyn në listë në vendin e tetë.
Top 10 të tjera
Mes tyre është Playa Balandra në Meksikë dhe Koh Rong në Kamboxhia. Top 10 mbyllet nga Donald Duck Bay në Tajlandë.
Lista vazhdon me plazhe nga Venezuela, Spanja, Ishujt Cook, Barbuda, Australia, Polinezia Franceze dhe Turks and Caicos, deri në Irlandë me Keem Bay.
Italia = Sardenja
Italia renditet në vendin e 18-të me Sardenjën: Cala dei Gabbiani në Baunei. E njohur për ujërat e saj të kthjellëta dhe bregun me guralecë të bardhë, ajo konsiderohet një nga plazhet më spektakolare të zonës.
Sardenja përfaqësohet edhe nga La Pelosa në Stintino, në vendin e 48-të.
Nga Emiratet Arabe deri në Indonezi, nga Seychelles deri në Cayman Islands, dhe deri në Irlandë që mbyll listën në vendin e 50-të, kjo renditje ofron një udhëtim të vërtetë rreth botës përmes plazheve më të bukura./mxh
