Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka mbërritur një ditë më parë në Arabinë Sauditë, ku do të marrë pjesë në Haxh. Begaj, u prit në aeroportin ndërkombëtar “Mbreti Abdulaziz” nga Princi Saud bin Abdullah bin Jalawi, Guvernator i Xhedës dhe një numër zyrtarësh të tjerë.


Më shumë se 1.5 milionë pelegrinë kanë mbërritur në Arabinë Saudite për Haxhin. Haxhi është një nga pesë shtyllat e islamit dhe çdo mysliman që ka mundësi duhet ta kryejë të paktën një herë në jetë.
Ai përfshin një sërë ritualesh që zhvillohen për të paktën katër ditë në Mekë dhe rrethinat e saj, në pjesën perëndimore të Arabisë Saudite. /kb
