Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei ka paralajmëruar se vendet në Lindjen e Mesme “nuk do të jenë më mburojë për bazat amerikane”.
Në një deklaratë të lëshuar për të shënuar pelegrinazhin islamik vjetor në Mekë, Mojtaba Khamenei tha:
“Akrepat e orës nuk do të kthehen prapa, kombet dhe vendet e rajonit nuk do të jenë më mburojë për bazat amerikane. Amerika nuk do të ketë më një strehë të sigurt për të keqen që ka sjellë dhe krijimin e bazave ushtarake në rajon”
Fjalimet e Mojtaba Khameneit kanë qenë të pakta që kur ai mori postin si lider suprem i Iranit pas vdekjes së babait të tij, Ali Khameneit.
Sipas raportimeve, Khamenei u plagos në sulme dhe nuk është parë publikisht që atëherë, pavarësisht se ka lëshuar deklarata me shkrim si kjo e fundit./A.D
