Prokurori i Barit ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e përbashkët për goditjen e grupit kriminal i cili kryente aktivitetin kriminal të pastrimit të paarve i përfshirë dhe në krime të tjera.
Në konferencën për media, ai ka theksuar se grupet kriminale shqiptare kanë arritur një rol lidershipi në territoret ku operojnë.
“Këto grupe kriminale, për kohë të gjatë, janë cilësuar si organizma që mund të merreshin me prostitucion apo me procesin e emigrimit të paligjshëm. Realiteti na tregon një intensitet kriminal që ka rol kryesor në narkotrafikun ndërkombëtar. Në këtë mënyrë veprojnë dhe në lidhje me organizata kriminale më të mëdha. Grupet kriminale shqiptare janë grupe që veprojnë në territorin shqiptar dhe kanë arritur një rol lidershipi edhe në territoret ku veprojnë. Ka një proces që kush mbizotëron më shumë nga këto grupe kriminale. Realiteti i krimit shqiptar ka filluar një proces delokalizimi; kemi këtë hetim të rëndësishëm që zbulon që ka organizata kriminale shqiptare në territorin tonë dhe kanë marrëdhënie me shtëpitë mëma dhe krijojnë një grup mafioz që tregohet më së miri në këtë operacion”, tha prokurori i Barit./kb
