Last Updated on 26/05/2026 by EL
Ish-deputeti Selami Jenisheri e ka ftuar në një debat televiziv publik kreun e PD, Sali Berisha. Ai thotë se Berisha është i paaftë për ta drejtuar opozitën dhe se do ta bindë për këtë.
Pasi “këshilloi” me sukses ish trajnerin e kombëtares shqiptare, Sylvinho, për teknikat e reja në futboll, duket se misioni i radhës i ish deputetit Jenisheri është mësojë Berishën si drejtohet opozita.
Më tej, Jenisheri deklaroi se është i vetmi deputet që i ka sjellë qeverisë shqiptare 140 miliardë lekë të vjetra dhe se kjo ka qenë detyra e tij si deputet.
Jenisheri: “I lutem zotit Sali Berisha që të pranojë ftesën time për t’u përballur me mua në cilindo televizion që dëshiron, që ta bind se është i paaftë për të drejtuar opozitën shqiptare dhe t’i tregoj se opsioni i partisë sonë e çon jetën e çdo shqiptari përpara, gjë që është detyrë e çdo politikani.
Ish-deputeti Selami Jenisheri është ai deputet që ka bërë atë që nuk e ka bërë asnjë deputet për 35 vjet: i ka sjellë Edi Rama në tavolinë 140 miliardë lekë të vjetra. Dhe kjo është detyra që kam kryer si deputet. Do t’i bind të gjithë shqiptarët se nuk e meritojnë që Sali Berisha të drejtojë opozitën”./et
