Ish-ministri i Jashtëm demokrat, Aldo Bumçi në një dalje televizive ka folur për konferencën e përbashkët Shqipëri-BE. Bumçi tha se kur çështjet janë të vështira BE nuk merr vendime të menjëhershme.
Sa i përket plotësimit të kushteve nga Shqipëria, ish-ministri u shpreh se janë plotësuar ato më të lehtat.
Demokrati tha se nuk mund të ketë kompromis te gjërat themelore si demokracia, institucionet apo zgjedhjet e lira. Nëse nuk funksionojnë këto, nuk ka anëtarësim në BE.
“Kjo është pjesë e manipulimit që bëhet duke u marrë me faktin nëse është miratuar IBAR apo jo. Kur çështjet janë të vështira, BE nuk merr vendime të menjëhershme. Shqipëria ka plotësuar kushtet më të lehta, por ka ende detyra të rënda shtëpie.
Te themelet nuk mund të ketë kompromis. Nëse nuk funksionojnë demokracia, institucionet dhe zgjedhjet e lira, vendi nuk bëhet pjesë e BE-së. Nuk është anëtarësuar asnjë vend në BE me kushtet që ka sot Shqipëria”, tha Bumçi./mxh
