Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka dërguar një letër urgjente Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe Kongresit amerikan.
Ky komunikim i shkruar u njoftua nga këshilltari i komunikimit i presidentit ukrainas, Dmytro Lytvyn.
Thelbi i letrës së Zelensky-t është një paralajmërim për një mungesë kritike të pajisjeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.
“Kur bëhet fjalë për mbrojtjen ajrore kundër raketave, ne mbështetemi te miqtë tanë. Kur bëhet fjalë për mbrojtjen kundër raketave balistike, ne mbështetemi pothuajse ekskluzivisht te Shtetet e Bashkuara”,-theksohet ndër të tjera në letër.
Një zyrtar deklaroi se ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Olha Stefanishyna, e kishte dorëzuar letrën në Shtëpinë e Bardhë, si dhe te Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson dhe anëtarë të tjerë të Kongresit./kb
