Last Updated on 28/05/2026 by Anisa
Tensione dhe përplasje verbale janë shënuar në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale mes dy bashkëkryetarëve, Luçiano Boçi dhe Arbjan Mazniku. Debati nisi pasi opozita pretendoi se nuk po i jepej fjala gjatë diskutimeve, ndërsa situata kulmoi kur Boçi i fiku mikrofonin Maznikut në mes të fjalës.
Pjesë nga debati-
Mazniku: Po s’ma jep ti fjalën mua.
Boçi: Po për të tjerët nuk e di ti këtë?
Mazniku: Opozitës në këtë komision… (Boçi i fik mikrofonin) Mos shtyp tani butonin. Si kalama 2 vjeç.
Boçi: Pse ti e kishe 1? Mere tani ta gëzosh.
Mazniku: Opozitës në këtë komision i janë dhënë në mënyrë sistematike hapësira që janë dakordësuar në mënyrë sistematike.
Boçi: Nuk janë dhurata këto./A.D
