Pas përfundimit të eksperiencës së tyre në “Big Brother VIP Albania”, Brikena dhe Mateo duket se po kalojnë një periudhë të trazuar në raportin e tyre. Çifti, i cili fitoi simpatinë e publikut gjatë qëndrimit në shtëpi, ka ngritur së fundmi dyshime për një krisje në marrëdhënie.
Fansat kanë vënë re se të dy kanë fshirë nga rrjetet sociale fotografitë dhe postimet që i lidhnin me njëri-tjetrin, një veprim që shpesh interpretohet si shenjë ndarje mes partnerëve. Situata është bërë edhe më e komentuar pas një postimi të Brikenës në Instastory, ku ajo ndau një foto nga makina të shoqëruar vetëm me një emoji zemre të thyer, duke lënë të kuptohet se po përjeton një moment emocionalisht të vështirë.
Ajo që ka habitur më shumë ndjekësit është fakti se deri pak orë më parë gjithçka dukej në rregull mes tyre. Brikena kishte publikuar madje një foto pranë nënës së Mateos, të cilën e quajti me shumë dashuri “mbretëreshë”, duke treguar afërsi me familjen e partnerit.

Ndryshimi i menjëhershëm në sjelljen e tyre ka shtuar aludimet se mes çiftit mund të ketë ndodhur diçka serioze. Megjithatë, as Brikena dhe as Mateo nuk kanë reaguar ende publikisht për të sqaruar statusin e marrëdhënies së tyre.
Tani mbetet për t’u parë nëse kemi të bëjmë me një debat kalimtar apo me fundin e historisë së tyre të dashurisë që nisi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri./mxh
