Dasma e Dua Lipës dhe aktorit Callum Turner pritet të vijë më herët nga sa ishte raportuar më parë, duke u zhvendosur nga muaji shtator në fillim të qershorit. Sipas informacioneve të fundit, ceremonia do të zhvillohet në Siçili, mes Palermos dhe Bagherias, në datat 5–7 qershor.
Këngëtarja thuhet se ka mbërritur tashmë në mënyrë diskrete në Palermo për finalizimin e përgatitjeve, përfshirë provat e fustanit të nusërisë dhe detajet e fundit të organizimit të eventit. Përgatitjet po zhvillohen në hotelin luksoz Villa Igiea, i cili do të presë edhe disa nga të ftuarit ndërkombëtarë.
Ceremonia kryesore pritet të mbahet në Villa Valguarnera, një nga rezidencat historike më prestigjioze të Siçilisë, e zgjedhur për të mirëpritur një listë të gjatë të ftuarish VIP nga industria e muzikës dhe showbiz-it.
Mes emrave të përfolur për të marrë pjesë janë Elton John, një mik i afërt i çiftit, si edhe Mark Ronson, Charli XCX dhe Olivia Dean. Sipas thashethemeve, Elton John mund të ketë edhe një rol të veçantë në ceremoni, madje duke performuar gjatë festës.
Organizimi i dasmës është në duart e planifikueses së njohur Alessandra Grillo, e cila ka realizuar më parë evente të ngjashme për personazhe të famshëm. Programi i festimeve pritet të zgjasë disa ditë dhe të përfshijë udhëtime me jahte, darka private dhe aktivitete ekskluzive në zonat historike të qytetit.
Lidhja e Dua Lipës me Siçilinë nuk është e re, pasi këngëtarja ka kaluar kohë në Palermo gjatë verës së kaluar me Turner, duke e përshkruar qytetin si një vend të veçantë për të me shprehjen “Palermo në zemrën time”. Zgjedhja e këtij destinacioni për dasmën duket se konfirmon edhe më shumë lidhjen e tyre me qytetin./mxh
