Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton duket se po e çojnë marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel. Së fundmi, piloti i Formula 1 ka kaluar kohë me fëmijët e biznesmenes gjatë një darke familjare në Los Angeles, duke shtuar edhe më shumë zërat për një lidhje serioze mes tyre.
Sipas mediave të huaja, mbrëmja u zhvillua në një atmosferë shumë familjare, ku ishin të pranishëm edhe persona të afërt të çiftit, mes tyre edhe nëna e Hamilton, Carmen Larbalestier.
Burimet tregojnë se Hamilton u pa shumë i afërt me fëmijët e Kim-it, veçanërisht me djalin e saj Saint, ndërsa Kim kalonte kohë me Chicago dhe Psalm. E vetmja që mungonte në darkë ishte vajza e madhe e saj, North.
Raportet mes Kardashian dhe pilotit britanik duket se po forcohen gjithnjë e më shumë. Dyshja janë fotografuar shpesh bashkë muajt e fundit, si në dalje publike, ashtu edhe gjatë pushimeve private.
Edhe pse njihen prej shumë vitesh, thashethemet për një romancë mes tyre nisën në fund të vitit 2025, ndërsa në fillim të 2026-ës ata u shfaqën hapur si çift.
Që atëherë, Kim dhe Lewis kanë tërhequr vazhdimisht vëmendjen e mediave me paraqitjet e tyre, nga momentet pranë oqeanit në Malibu deri te eventet prestigjioze në SHBA.
Burime pranë tyre thonë se marrëdhënia është bërë mjaft intensive, megjithatë të dy po mundohen të balancojnë jetën personale me angazhimet e shumta profesionale./mxh
