Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ka udhëzuar Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) të zgjerojnë kontrollin mbi Rripin e Gazës deri në 70% të territorit, duke sinjalizuar një përshkallëzim të mëtejshëm të operacioneve ushtarake pavarësisht armëpushimit në fuqi.

Duke folur në një konferencë të enjten, Netanyahu tha se Izraeli aktualisht kontrollon rreth 60% të territorit të Gazës dhe synimi i radhës është zgjerimi i mëtejshëm i këtij kontrolli.
“Aktualisht po e shtrydhim Hamasin, tani kontrollojmë 60% të territorit të Rripit. Ishim në 50, kaluam në 60. Direktiva ime është të kalojmë në 70”, deklaroi ai.
Deklarata e tij bie ndesh me kushtet e armëpushimit të ndërmjetësuar nga presidenti amerikan Donald Trump, për të cilin Izraeli dhe Hamasi ranë dakord në tetor të vitit 2025. Marrëveshja parashikonte tërheqjen e trupave izraelite në një vijë të caktuar demarkacioni, e njohur si “vija e verdhë”.
Pavarësisht armëpushimit, Izraeli ka vazhduar sulmet në Gaza, ndërsa bisedimet indirekte mes Izraelit dhe Hamasit, të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, mbeten të bllokuara.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të drejtuar nga Hamasi, të paktën 738 palestinezë janë vrarë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në tetor. Kombet e Bashkuara i konsiderojnë këto shifra si të besueshme.
Marrëveshja e paqes me 20 pika parashikon çarmatosjen e Hamasit dhe tërheqjen graduale të forcave izraelite, por negociatat nuk kanë shënuar përparim.