Së fundmi, Soni Malaj është kthyer në qendër të vëmendjes pasi ka folur hapur brenda fermës për jetën e saj personale, duke ndarë edhe detaje nga periudha kur ishte e fejuar me Flori Mumajesin.
Gjatë një bisede me Indrin dhe Kostanën, këngëtarja rrëfeu se marrëdhënia e tyre ishte vazhdimisht nën vëzhgimin e mediave, e cila krijoi një presion të madh në jetën private.
Ajo tregoi edhe një moment të pazakontë, kur çifti kishte vendosur të sajonte një ndarje, madje duke ua thënë këtë edhe familjarëve, vetëm për t’i shpëtuar vëmendjes së tepërt mediatike.
“Dilnim në gazetë. Më sillinin gazetën familjarët, zgjohesha direkt e lexojë edhe nëse kisha patur koncert një ditë më parë, për të parë çfarë kanë shkruar sot për mua. Njerëzit kishin super kuriozitet se normal nuk kishte asnjë informacion për këtë gjëra. Bëmë ne një ndarje, gjoja, por edhe familjarëve u thamë jemi ndarë. Por duke dalë nga avioni dikush na bëri foto dhe u shpërnda, doli në titrat e televizioneve informative. Dhe shkuam në një restorant shumë të njohur dhe kur arritëm të gjithë ishin me sytë nga televizori duke parë lajmin dhe u kthyen nga ne. U ulëm diku në një cep”, rrëfeu Soni Malaj.
Këngëtarja u shpreh gjithashtu se pikërisht ky presion i vazhdueshëm mediatik dhe pamundësia për ta menaxhuar situatën ndikuan në fundin e marrëdhënies së tyre.
“Ne na është nxirë. Shkaku kryesorë pse jemi ndarë ka qenë ky presion. Tani njerëzit janë mësuar me portalet. Por atëherë mbeteshe në gazetë. Ne kemi qenë bashkë 2005-2009. Kur e kemi ridiskutuar këtë gjë, çfarë ishte arsyeja pse jemi ndarë, ishte pikërisht presioni shumë i madh. Nuk dinim ta menaxhonim”, u shpreh këngëtarja./et
