Madonna ka rikthyer vëmendjen te e kaluara e saj sentimentale pas një rrëfimi të bujshëm për marrëdhënien që pati dikur me John F. Kennedy Jr.
Gjatë një interviste për promovimin e projektit të saj muzikor “Confessions II”, artistja amerikane foli pa rezerva për jetën personale dhe surprizoi publikun kur përmendi djalin e ish-presidentit amerikan John F. Kennedy.
Këngëtarja tregoi se në fund të viteve ’80 kishte kaluar një periudhë romantike me JFK Jr., duke e përshkruar atë si një nga personat më të paharrueshëm në jetën e saj intime.
Në atë kohë, Madonna po jetonte një nga momentet më të suksesshme të karrierës me albumin “Like a Prayer”, ndërsa John F. Kennedy Jr. ishte një nga figurat më të komentuara të jetës publike amerikane dhe punonte në sistemin e drejtësisë në New York.
Sipas mediave të huaja, deklarata e saj erdhi gjatë një bisede me tone të lehta dhe humoristike, ku artistja fillimisht tha se do të fliste vetëm për ish-partnerë që nuk jetojnë më. Më pas ajo përmendi emrin e Kennedy Jr., duke habitur të pranishmit.
Edhe pse romanca mes tyre nuk zgjati shumë, emrat e të dyve kanë qenë shpesh pjesë e spekulimeve dhe rrëfimeve biografike ndër vite. Më vonë, JFK Jr. u martua me Carolyn Bessette, ndërsa Madonna ndërtoi një tjetër kapitull të jetës së saj me regjisorin Guy Ritchie.
Burime të afërta me çiftin kanë pohuar se mes tyre kishte një tërheqje të fortë dhe një raport që u zhvillua larg syrit të publikut./mxh
