Liverpool ka vendosur t’i japë fund bashkëpunimit me Arne Slot, duke mbyllur një periudhë dyvjeçare në drejtimin e skuadrës. Edhe pse në komunikatë flitet për një marrëveshje të përbashkët mes palëve, mediat angleze e kanë interpretuar vendimin si një shkarkim pas rezultateve të sezonit të fundit.
Arne Slot mori drejtimin e Liverpulit në vitin 2024, duke zëvendësuar Jurgen Klopp, i cili u largua pas nëntë sezonesh në stolin e “The Reds”. Fillimi i aventurës së trajnerit holandez ishte pozitiv, pasi në sezonin e tij të parë arriti të fitonte titullin kampion të Anglisë, duke i dhënë Liverpulit trofeun e 20-të në historinë e klubit.
Megjithatë, sezoni i dytë rezultoi shumë më i vështirë. Liverpool nuk arriti të ruante ritmin e skuadrave kryesuese dhe e mbylli kampionatin në vendin e pestë të Premier League. Kjo renditje konsiderohet zhgënjyese për objektivat e klubit, i cili synonte të vazhdonte të konkurronte për titullin dhe sukseset më të rëndësishme në futbollin anglez dhe europian./mxh
