Mario Mitaj është shumë pranë një transferimi në Serinë A, te Roma, në një operacion që pritet të kushtojë rreth 10 milionë euro.
Sipas raportimeve të fundit, trajneri Gian Piero Gasperini ka dhënë miratimin për afrimin e mbrojtësit të majtë të Kombëtares Shqiptare.
Futbollisti 22-vjeçar mund të kryejë vizitat mjekësore gjatë javës së ardhshme përpara firmosjes së kontratës. Mitaj vjen pas eksperiencës së tij te Al-Ittihad në Arabinë Saudite dhe ka tërhequr interesin e disa klubeve europiane.
Në garë për të ishte edhe AEK-u i Athinës, por lojtari nuk e ka konsideruar prioritet një rikthim në futbollin grek.
Ndërkohë, edhe Elseid Hysaj pritet të vazhdojë karrierën në Serinë A. Pas largimit nga Lazio, mbrojtësi shqiptar është shumë pranë kalimit te Lecce, ku mund të bashkohet me Ylber Ramadanin dhe Etrit Berishën./mxh
