Last Updated on 30/05/2026 by Monika
Sonte, sytë e gjithë botës së futbollit janë drejtuar nga Puskás Arena në Budapest, ku Paris Saint-Germain dhe Arsenal përballen në finalen e madhe të UEFA Champions League.
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka hedhur në fushë Safonov në portë, ndërsa në repartin ofensiv beson te treshja Doué, Dembélé dhe Kvaratskhelia. Nga ana tjetër, Mikel Arteta i Arsenalit ka zgjedhur Kai Havertz si sulmues titullar, duke lënë në stol Viktor Gyökeres.
Për Arsenalin kjo është finalja e dytë në historinë e klubit në Champions League, pas asaj të humbur ndaj Barcelonës në vitin 2006. Ndërkohë, Luis Enrique synon të fitojë trofeun e tretë të Champions League si trajner.
Finalja e këtij edicioni shënon edhe një moment historik, pasi për herë të parë luhet në orën 18:00, duke braktisur orarin tradicional të mbrëmjes. UEFA e ka marrë këtë vendim për të rritur audiencën globale dhe për ta bërë ndeshjen më të aksesueshme për tifozët në kontinente të ndryshme.
Gjithçka është gati në Budapest për spektaklin më të madh të futbollit europian, ku njëri prej këtyre dy klubeve do të ngrejë sonte lart trofeun prestigjioz të Champions League./mxh
