Milan vazhdon të kërkojë trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm, ndërsa emri i Oliver Glasner mbetet aktualisht ndër kandidatët kryesorë.
Sipas raportimeve, drejtuesit kuqezi pritet të zhvillojnë një takim me trajnerin austriak në fund të javës së ardhshme. Ndërkohë, një zhvillim i papritur erdhi nga Liverpooli, që njoftoi largimin e Arne Slot pas dy sezonesh në krye të skuadrës.
Trajneri holandez, që fitoi kampionatin me Feyenoord dhe Premier League me Liverpoolin, konsiderohet tani një alternativë për stolin e Milanit. E ardhmja e Ralf Rangnick mund të ndikojë drejtpërdrejt në zgjedhjen e trajnerit të ri, pasi gjermani vazhdon të jetë në kontakt me klubin italian.
Nëse Rangnick largohet nga kombëtarja e Austrisë dhe bashkohet me Milanin, Glasner shihet si kandidati më i mundshëm për pankinën. Në rast se Rangnick vazhdon punën me Austrinë, atëherë pista që çon te Arne Slot mund të bëhet më konkrete.
Paralelisht, Milani po punon edhe për emërimin e një drejtori të ri sportiv, me Ramon Planes mes emrave të përfolur./mxh
