Arsenali ka festuar titullin e Premier League me një paradë madhështore në rrugët e Londrës, vetëm një ditë pas humbjes në finalen e Ligës së Kampioneve ndaj PSG-së.
Mijëra tifozë u mblodhën për të përshëndetur skuadrën që riktheu titullin kampion pas një pritjeje prej 22 vitesh.
Sipas raportimeve, mbi 500 mijë mbështetës morën pjesë në festimet që zgjatën rreth dy orë e gjysmë. Lojtarët dhe stafi teknik udhëtuan me autobusë me çati të hapur nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit anglez.
Atmosfera u shoqërua me flamuj, këngë dhe fishekzjarrë përgjatë itinerarit të paradës. Festa kulmoi në qendër të Londrës, ku tifozët festuan së bashku suksesin e skuadrës së tyre.
Për Arsenalin, ky ishte titulli i 14-të kampion në historinë e klubit. Skuadra e Mikel Artetës mbylli kështu një sezon me triumf në kampionat, pavarësisht zhgënjimit në finalen europiane./mxh
