Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tregoi sot se si do të vijojë punë në PD për programin e ‘Ripërtëritjes’.
Siç deklaroi Berisha në një konferencë me gazetarët, bëhet fjalë për një agjendë ambicioze që lidhet me veprimtarinë shumëplanëshe të PD-së.
Kryedemokrati shtoi se puna në vijim ka të bëjë me modernizimin e të gjithë kësaj veprimtaraie brenda partisë.
“Në Kuvend ne shpallëm drejtimet kryesore, më kryesoret e punës. Shtylla bazë është ripërtëritja, që nënkupton përpunim të vazhdueshëm të vizionit dhe programit tonë, modernizim të të gjithë veprimtarisë së Partisë Demokratike, organizim të të gjitha strukturave të saj. PD ka një veprimtari shumëplanëshe, që shtrihet nga Parlamenti, Kryesia e deri te Seksioni i saj. Është një agjendë pune shumë ambicioze, por kam besim se do të përmbushet me sukses”,-tha Berisha/kb
