Teksa ka nisur publikimin e EP-së së tij më të re me pesë këngë, Londrimi duket se ka ruajtur një nga surprizat më të mëdha për projektet që pritet të publikohen në vazhdim.
Pasi solli videoklipin e parë “Afterparty”, i cili tashmë është në treg dhe po merr reagime pozitive nga publiku, artisti po përgatitet të lansojë këngët e tjera njëra pas tjetrës. Mirëpo, njëri prej videoklipeve të ardhshme pritet të zgjojë interes të veçantë, pasi në të do të shfaqet Dolce.
Dyshja, e njohur për raportin e tyre të komentuar gjatë eksperiencës në Big Brother VIP Kosova 4, do të rikthehen sërish bashkë në ekran, këtë herë si pjesë e një projekti muzikor.
Xhirimet e videoklipit janë zhvilluar në Shkodër, ndërsa sipas burimeve për Prive by Liberta Spahiu, publiku duhet të presë një realizim ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim.

