Last Updated on 01/06/2026 by EL
Meksika ka publikuar listën për Kupën e Botës 2026 ku trajneri Javier Aguirre ka ndërtuar një skuadër të balancuar për turneun me përzierje përvoje dhe talentesh të reja. Ndërkohë Portieri Guillermo Ochoa pritet të bëhet lojtari i parë me gjashtë pjesëmarrje në Botëror.
Meksika ka publikuar listën zyrtare për Kupën e Botës 2026, me një përzierje mes lojtarëve me përvojë dhe talenteve të reja.
Në qendër të vëmendjes është portieri Guillermo Ochoa, i cili në moshën 40-vjeçare pritet të bëhet lojtari i parë me gjashtë pjesëmarrje në Botëror.
Trajneri Javier Aguirre ka zgjedhur një skuadër prej 26 lojtarësh, ku kombinohen emra të njohur dhe prurje të reja.
Mes tyre janë kapiteni Edson Álvarez dhe sulmuesi Raúl Jiménez, të cilët sjellin eksperiencë në një ekip që synon të shkojë sa më larg në turne.
Në listë bien në sy edhe lojtarë të rinj si 17-vjeçari Gilberto Mora, i cili mund të bëhet debutuesi më i ri i Meksikës në një Botëror.
Po ashtu janë përfshirë edhe lojtarë të natyralizuar si Álvaro Fidalgo dhe Julián Quiñones, që tashmë janë pjesë e rregullt e ekipit kombëtar.
Aguirre ka përfshirë gjithashtu disa lojtarë të zhvilluar në akademitë amerikane, duke i dhënë skuadrës një profil më ndërkombëtar. Meksika do të jetë bashkëorganizatore e turneut me SHBA-në dhe Kanadanë.
Ekipi do të luajë ndeshjen hapëse më 11 qershor kundër Afrikës së Jugut në stadiumin Azteca. Trajneri synon të përdorë eksperiencën e Ochoas dhe energjinë e të rinjve për një paraqitje të fortë në shtëpi./ET
