Last Updated on 01/06/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Berat i cilësoi si skandaloze ngjarjet e ndodhura në protestën e 30 majit në Zvërnec.
Rama u shpreh se ngjarje të tilla ndodhur në çdo shtet demokratike, por sipas tij një qeveri nuk duhet të matet me ndodhitë por me mënyrën sesi reagon.
Ndërsa komentoi reagimet edhe pas masave të marra nga shteti për përgjegjësit e atyre ndodhive, ai tha se këto kundërshti janë hasur sa herë qeveria ka ndërmarrë nisma të tilla të mëdha.
“Ajo që ndodhi ishte skandaloze por çfarë duhet të bëjë më shumë një shtet kur ndodh diçka e tillë. As shteti më demokratik nuk matet me ato çfarë ndodhin por me mënyrën si reagon. Çfarë duhet të bëjë më shumë qeveria dhe shtetit. Arrestime, ndjekje penale, heqjen e licencës se kompanisë private, shkarkimin e drejtorit të policisë. Si mund të tirret akoma kjo gjë? Ky është një moment tjetër për të kujtuar se sa herë jemi nisur për të bërë gjëra më të mëdha kemi hasur lloj-lloj kundërshtimesh. Kjo nuk është Shqipëria që duhet të mjaftohet më hyrjen në BE, vetëm duke bërë të gjithë ato detyrat e shpisë. Kjo i ka të gjitha mundësitë të bëhet një vend që e kanë zili të gjithë të tjerë. Shqipërisë i duhet vendosmëri, lidership dhe këmbëngulje shumë e madhe. Mua dhe juve këto nuk na mungojnë sin ë ditë të mira apo të këqija. Unë mendoj që asnjë forcë politike në të gjithë Europën nuk ka përjetuar tek lëkura e personbave që e kanë përfaqësuar më shumë shijen e baltës sesa kjo forca jonë politike. Sa më i lartë niveli i përfaqësimit aq më e hidhur është shija e baltës. Në këto dy tre ditë kam kuptuar se baltën dhe akuzën e atyre që më kanë votuar është e vështirë t’i përballoj. Përtej gjitha pretendimeve lidhur me mua, unë një gjë jam i sigurt se nuk ju tradhëtoj kurrë”, u shpreh Rama./mxh
