Armiqësitë në vendet e Gjirit u ndezën përsëri të mërkurën, pasi sulmet iraniane ndaj Kuvajtit dëmtuan aeroportin e tij dhe plagosën dhjetëra persona, ndërsa ushtria amerikane kreu sulme pranë Ngushticës së Hormuzit.
Sulmet janë të fundit që testuan një armëpushim të lëkundshëm, duke çuar çmimet e naftës të rriten më shumë se 2%, pasi ngushtica mbetet kryesisht e mbyllur më shumë se tre muaj pasi SHBA-të dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit,.
Fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit u pezulluan pasi një sulm me dron dhe raketa iraniane dëmtoi objektet e aeroportit dhe misionet diplomatike, duke vrarë një person dhe duke plagosur më shumë se 60 të tjerë, sipas autoriteteve të Kuvajtit dhe mediave shtetërore.
Autoriteti i Aviacionit Civil tha se Kuwait Airways dhe Jazeera Airways po rifillonin fluturimet pas marrjes së masave të sigurisë.
Më herët, mediat iraniane raportuan se Garda Revolucionare elitare e Iranit kishte sulmuar selinë e Flotës së Pestë të SHBA-së në Bahrein dhe një bazë ajrore amerikane, si dhe një anije të identifikuar si Panaya. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) mohoi se bazat e saj ishin goditur dhe tha se raketat balistike iraniane nuk arritën të godasin objektivat e tyre në rajon.
CENTCOM tha se kishte kryer një raund të ri “sulmesh mbrojtëse” në Iranin jugor, kishte shënjestruar vendet e lëshimit të raketave dhe anijet iraniane që kërkonin të vendosnin mina, si dhe kishte kryer sulme në ishullin Qeshm pranë Ngushticës së Hormuzit pas tentativave për sulme iraniane.
Sakaq, mes luftës ka ardhur edhe reagimi i Donald Trump. Në një intervistë për median amerikane Washington Post, Trump tha se “nuk kemi nevojë për ushtarakë në tokë. Ne kemi zhdukur pjesën më të madhe të ushtrisë së tyre vetëm me bombardime”.
“Ata kanë shumë pak ushtarë”, tha ai. Trump përsëriti optimizmin e tij për negociatat, duke thënë se bisedimet me Iranin “po evoluojnë me shpejtësi” dhe se “nuk do të kemi një armë bërthamore, dhe shumë gjëra të tjera pozitive do të ndodhin”.
“Do të doja shumë ta takoja. Do të doja të takoja të gjithë. Do të doja ta takoja dhe ndoshta do të takohemi herët a vonë, varësisht se si do të zhvillohen gjërat”, tha Donald Trump në një intervistë ekskluzive me New York Post. “Ai nuk po ia del mbanë; po i mungojnë shumë pjesë të ndryshme”, shtoi Trump në lidhje me informacionet se Khamenei u gjymtua në një sulm ajror. /et
