Last Updated on 04/06/2026 by Anisa
Pasi vizitoi policin e plagosur gjatë operacionit për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë, drejtori i Policisë së Shtetit tha se do të niset drejt Korçës, ku do të japë edhe një njoftim më të qartë për të gjithë dinamikën e ngjarjes në Lozhan të Maliqit, ku humbi jetën edhe efektivi Enea Mekolli.
Në një deklaratë për mediat nga spitali i Traumës në Tiranë ai tha se prokuroria e Korçës ka nisur hetimet për ngjarjen dhe ai ka autorizuar standardet profesionale të nisen drejt Korçës.
“Hetimet kanë filluar si nga prokuroria e Korçës njëkohësisht edhe nga standardet profesionale, të cilat i kam autorizuar të nisen drejt Korçës. Unë pas këtij momenti do të nisen drejt Korçës dhe nga aty do keni një njoftim më të qartë dhe më të plotë për të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe për çfarë ka ndodhur”.
Sipas tij ngjarja e Maliqit është një ngjarje që të pa fjalë.
“Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj. Edhe një punonjës policie është plagosur rëndë ,po merr ndihmë mjekësore. Edhe autori gjatë shkëmbimit të zjarrti është plagosur dhe ndodhet në spitalin e Korçës. Është një ngjarje që të lë pa fjalë nuk do të doja të isha pranë jush sot”, tha ai./a.d
