Last Updated on 04/06/2026 by Anisa
Replika të forta janë zhvilluar sot në Kuvend mes deputetit të Vlorës, Pirro Vengu dhe Sali Berishës. Debati u shoqërua me tone të ashpra lidhur me zhvillimin e zonës së Zvërnecit dhe protestat e ditëve të fundit në Tiranë, por në Vlorë.
Vengu, deputet i qarkut të Vlorës, akuzoi opozitën për politizim të debatit dhe kërkoi më shumë maturi në trajtimin e çështjeve që lidhen me zhvillimin ekonomik të vendit.
“Doktor mund të rrish gjatë, të sugjeroj që të ulesh sepse do kërkosh replikë shumë shpesh me mua sot. Është për tu vlerësuar fakti që ne po flasim shumë më shumë sesa Zvërnecit. Kemi disa ditë në Kuvend, në shesh dhe online. Jetojmë në kohë ku patjetër dhe algoritmet kanë hyrë në shesh dhe është mirë që ta pranojmë të gjithë, ky është realiteti i botës ku jetojmë dhe kërkohet një maturi shumë e madhe përsa i përketë vlerësimit të mesazhit politik dhe të leksioneve që përçon qoftë situata në Zvërnec qoftë dhe proteste që këto ditë na shoqëron të gjithëve”, tha Vengu.
Deputeti socialist ironizoi gjithashtu qëndrimet e disa kundërshtarëve politikë, duke i cilësuar si kontradiktore në raport me investimet e mëdha në Shqipëri.
“Shoh këtu që ka disa kolegë që kanë zbuluar romantizmin anti kapitalizëm ditët e fundit sepse konsiderojnë që kjo protesta qenka interesante dhe duan të bëhen pjesë dhe ata. Kur deri para pak ditësh flisnim për tapete të kuq që duhet tu shtonim atyre që sillnin 1 miliardë, 2 miliardë a po më shumë në vendin tonë. Është e lehtë në botën e medias sociale të jesh politikan pa bosht. Shoh këtu që ka disa kolegë që kanë zbuluar romantizmin anti kapitalizëm ditët e fundit sepse konsiderojnë që kjo protesta qenka interesante dhe duan të bëhen pjesë dhe ata. Kur deri para pak ditësh flisnim për tapete të kuq që duhet tu shtonim atyre që sillnin 1 miliardë, 2 miliardë a po më shumë në vendin tonë. Është e lehtë në botën e medias sociale të jesh politikan pa bosht. Mblidheni mendjen tregoni maturi dhe tregojuni të vërtetën shqiptarëve. Po flasim më shumë sesa për Zvërnecin, por flasim për mënyrën e zhvillimit të këtij vendi dhe zhvillimi i këtij vendi duhet të jetë objekt debatesh maturie dhe aspak linçimit të njëri – tjetrit”, u shpreh Vengu.
Në vijim të replikës me Berishën, Vengu reagoi edhe ndaj komenteve që prekën prejardhjen e tij familjare.
“Doktor, se e ke zakon që përmend fis e farefis. T’ju shpjegoj pak që patjetër unë jam krenar që kam prejardhjen suljote, jam krenar që kam dhe mamanë minoritare. Jam krenar që jam përfaqësues i njerëzve që kanë pasur një kontribut të pazëvendësueshëm në themelimin e shtetit tonë shqiptar, madje edhe firmëtarë të Pavarësisë, në qoftë se doni. Jemi lodhur t’ju dëgjojmë si hije nga e kaluara që nuk largohet nga kjo seancë dhe nga ky Kuvend. Ju falënderoj për rekomandimet që keni”, deklaroi Vengu.
Në përfundim të fjalës së tij, ai theksoi se qytetarët e Vlorës nuk kanë nevojë për miratimin e askujt për të marrë vendimet e tyre.
“Dhe njëherë e përsëris, vlonjatët nuk ju kërkojnë leje dhe nuk kanë nevojë të marrin leje nga ju”, përfundoi Vengu./f.c
