Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë të qartë edhe njëherë qëndrimin e tij në lidhje me protestat e qytetarëve para Kryeministrisë.
Berisha u shpreh se mbështet të drejtën e çdo qytetari për të protestuar, por thekson se kjo protestë nuk është e thirrur nga PD-ja dhe si e tillë, mbetet vetëm protestë e qytetarëve dhe e respekton këtë të drejtë.
“Qëndrimi ynë, ne mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë. Në mënyrë të palëkundur.
Qëndrimi ynë, ajo është një protestë që nuk është thirrur nga PD-ja dhe nuk ka asnjë thirrje që të mbështetet nga PD-ja.
Kështu që ne, në moralin e plotë të qëndrimit ndaj protestave, nuk kemi asnjë tendencë… pra qëndrimi ynë është respektimi i plotë i protestës.
Nuk mund të marrim përsipër asnjë hap, i cili mund të krijojë debat të çfarëdo lloji.
Pra, ne respektojmë… e kemi theksuar dhe e theksojmë, qytetarët e lirë kanë të drejtën të protestojnë për çdo gjë që ata e gjykojnë të arsyeshme.
PD ka agjendën e saj të protestave, dhe kur ajo thërret në protestë, ajo është e hapur për të gjithë qytetarët që duan të angazhohen.
Në këtë kontekst, ne, thashë edhe njëherë, respektojmë plotësisht protestën”, deklaroi Berisha./Kb
