Këngëtari i njohur turk Ibrahim Tatlises ka reaguar pas lajmeve dhe spekulimeve që kanë qarkulluar së fundmi lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.
Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, legjenda e muzikës turke ka siguruar fansat se nuk ndodhet në spital për ndonjë emergjencë dhe se raportimet e fundit nuk pasqyrojnë realitetin.
Sipas Tatlises, pas ndërhyrjes kirurgjikale që ka kryer më herët, periudha e gjatë e qëndrimit pa lëvizur ka ndikuar në forcën e tij fizike. Për këtë arsye, me rekomandimin e mjekëve, ai ka nisur një program fizioterapie për të rikuperuar muskujt dhe për të përmirësuar gjendjen e përgjithshme shëndetësore.
Artisti theksoi se bëhet fjalë për një proces të planifikuar rehabilitimi dhe jo për ndonjë problem të papritur apo gjendje kritike, siç është raportuar në disa media.
Në fund të reagimit, Tatlises falënderoi të gjithë ata që janë interesuar për shëndetin e tij dhe i kanë dërguar mesazhe mbështetjeje, duke u shprehur optimist se do ta kalojë me sukses këtë fazë dhe do të vazhdojë aktivitetet e tij me energji të re./mxh
