Dashuria që lindi pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova tashmë është konfirmuar publikisht. Elijona dhe Klodi kanë vendosur të mos e fshehin më raportin e tyre, duke ndarë me ndjekësit momente romantike nga pushimet verore në jug të Shqipërisë.
Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale i tregojnë të lumtur dhe duke shijuar kohën pranë detit, ndërsa postimet e tyre kanë marrë vëmendje të madhe dhe reagime të shumta pozitive nga fansat.
Shumë ndjekës i kanë uruar për lidhjen, duke i cilësuar si një nga çiftet më të pëlqyera që dolën nga formati. Vëmendje të veçantë mori edhe komenti i Ana Ejupit, e cila u shpreh se ata janë çifti i saj i preferuar.
Ndërkohë, Elijona dhe Klodi po vazhdojnë të shijojnë ditët e verës në bregdetin shqiptar, teksa kurioziteti i publikut për marrëdhënien e tyre vazhdon të rritet./mxh
