Lëvoret e pemëve përthithin metan dhe kontrastojnë krizën klimatike.
Nga analizat e hollësishme në këtë aspekt, duket se lëvoret magazinojnë mes 25-50 ton metan në vit, sasi kjo e barabartë me atë që arrin të përthithë terreni, i vetmi element natyral që kryen këtë funksion.
Pra pyjet janë jetike për jetën dhe planetin tonë, dhe ndalja e shpyllëzimit është me rëndësi madhore. Druri është elementi më i rrallë në gjithë universin, gjendet vetëm në Tokë, dhe ruajtja dhe respekti mjedisor ndaj pyjeve është primar për gjithë ekuilibrat jetësorë.
Gjithashtu edhe organizmi më i madh i planetit tonë me volum 1487 m³, është një pemë, një Qiparis Gjigant, me një lartësi prej 84 m, me perimetër 31 m, dhe rreth 2500-vjeçar. Quhet Grand Sherman, gjendet në Parkun Kombëtar të Sekuojave në Kaliforni të SHBA, subfamilje e Qiparisëve, në brendësi të të cilit gjenden 5 nga 10 pemët më të mëdha e të lashta të Tokës, brenda një pylli të virgjër prej 819 km².
Gjithashtu këto selvi gjigante kanë një lëvore që është e trashë rreth 60-90 cm, dhe nuk ka dyll, ngjyrë tradicionalisht në të kuqe, ka aftësinë të luajë rolin e një mburoje natyrale të jashtëzakonshme duke i bërë ballë erës, zjarreve dhe sëmundjeve, e kjo është arsyeja që jetojnë gjatë e rriten shumë.
Pavarësisht lartësisë marramendëse të këtyre halorëve gjigandë, kanë rrënjë që nuk shtrihen më shumë se një metër thellësi, por shtrihen në gjerësi, duke përfshirë një sipërfaqe mjaft të madhe, duke u ndërthurur me rrënjët e pemëve të tjera, e duke u bërë kështu një rrjet mjaft solid. Rriten kryesisht në Sierra Nevada, në këtë park Kombëtar, dhe kur arrijnë në fund të jetës, gjenerojnë jetë tjetër të re, duke qenë se janë rezervuar i jashtëzakonshëm lagështire dhe lëndësh ushqyese për bimë të reja dhe të tjera.
Këto pemë nuk digjen, dhe kur një sekuoje gjigande u godit nga një rrufe, dhe vazhdoi të digjej për një vit pa u shembur e duke vijuar jetën. Madje një veçanti tjetër e gjigandëve të natyrës është edhe zjarrvënia e kontrolluar nga ekspertët e Parkut Kombëtar, pasi në këtë mënyrë garantohet ripopullimi pyjor. Gjatë zjarrit në fakt, që janë thelbësore për jetën e tyre, çlirimi i nxehtësisë bën të mundur hapjen e boçeve që të lëshohen farat, duke rënë në terren të pastruar dhe duke rigjeneruar pemë të reja.
Nga të gjitha këto aftësi, jetëgjatësi, rezistencë, ripërtëritje, forcë, madhësi, lartësi, pemët e familjes së qiparisëve kanë një simbolikë të fortë në kulturat njerëzore, duke simbolizuar Drurin e Përjetshëm.
Pylli i Sekuojave gjigande në Kaliforni me këto krijesa bimore që kanë sfiduar shekujt e mijëvjeçarët, janë monument natyre./mxh
