Last Updated on 08/06/2026 by Monika
Ish-deputeti Ben Blushi ka reaguar sërish lidhur me protestat dhe çështjen e Zvërnecit.
Teksa i përgjigjet disa komenteve në rrjetet e tij sociale, Blushi shkruan se protestuesit që mblidhen në Tiranë po drejtojnë një hakmarrje nga padituria ndaj një brezi që mendon se do të ndryshojë vendin duke ngritur gijotina në “Facebook”.
“Gjëja më e shpifur e këtyre protestuesve të verbër radikalë është se quajnë komunistë ata që dolën kundër komunizmit, siç është dhe rasti im. Kjo është e turpshme dhe e shton dyshimin tim se injoranca, pra padituria po drejton hakmarrjen e verbër të një brezi që mendon se do ndryshojë vendin duke ngritur gijotina në facebook. Unë jam një shkrimtar që trishtohet kur shikon që shumica e njerëzve që shkruajnë në faqen time urrejnë librat, dhe jo vetëm librat e mi pa të cilët ky vend do ishte shumë i varfër”,-shprehet Blushi./mxh
