Last Updated on 08/06/2026 by Monika
Përfaqësuesja e Lartë e e BE-së për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, shpalli sot emërimin e 33 ambasadorëve të BE-së nëpër Europë e më gjerë, mes të cilëve edhe të Shqipërisë.
Sofia Moreira de Sousa është nominuar si Ambasadore e BE-së në Tiranë
Ajo aktualisht shërben si Kryetare e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Portugali.
Më parë, De Sousa ka mbajtur edhe pozicionin e Ambasadores së BE-së në Kepin e Gjelbër.
BE thekson përmes një njoftimi se drejtuesit e delegacioneve janë fytyra e BE-së në të gjithë botën dhe vija e parë në mbrojtjen e interesave të BE-së jashtë vendit, që informojnë, zbatojnë dhe projektojnë prioritetet e BE-së dhe politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë.
Emërimet e Ambasadorëve të BE-së do të formalizohen pas marrjes së miratimit zyrtar nga vendet përkatëse pritëse, kur është e aplikueshme, dhe përfundimit të procedurave të tjera administrative brenda kornizës së Rotacionit 2026./mxh
