Kryeministri Edi Rama ndau sot një tjetër qëndrim lidhur me çështjen e investimit në Zvërnec, ndërsa në kryeqytet po vijojnë protestat qytetare.
Në një intervistë të zhvilluar në zyrën e tij për median prestigjioze “Reuters”, Rama u shpreh se investimi në Zvërnec do të jetë një projekt i bukur që do të kontribuojë edhe në Europë.
Me tonë të ashpra, Rama i tha medias britanike se nuk është votuar për t’u udhëhequr nga njerëz që kanë një ide ndryshe sesi të zhvillohet vendi.
“Po ju them, do të jetë një projekt i bukur dhe ne do ta bëjmë atë dhe do të jemi krenarë që do të kontribuojmë në Europë. Unë u votova për t’i bërë këto gjëra të ndodhin. Nuk jam votuar për t’u udhëhequr nga njerëz që kanë një ide të ndryshme se si të zhvillohet vendi”,-u shpreh Rama./Mxh
