Last Updated on 09/06/2026 by Anisa
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar pushimin e çështjes së “Sterilizimit” ndaj tij, teksa përpara trupit gjykues ka deklaruar se “nuk ka vjedhur”.
Beqaj ka vijuar paraqitjen e kërkesave paraprake, duke kërkuar pavlefshmëri të të gjitha provave digjitale, maile dhe komunikime.
“Kam dyshim tek laboratori i SPAK. Laboratori i SPAK nuk ka akreditim, ose nëse e ka, nuk e tregon atë. Tre herë avokati im ka pyetur a është laboratori i akredituar. BKH thotë, kjo i takon SPAK. SPAK nuk ka kthyer përgjigje. Në ekspertimet që përdor SPAK, përdoren disa software që nuk vlejnë më. Provat digjitale të përjashtohen. Kërkoj të përjashtohet si provë “aneksi 5”, pasi është një letër pa firmë, pa vulë. As dokument nuk mund të quhet, jo më provë”, tha Beqaj./a.d
