Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka ngritur alarmin për atë që e cilëson si një përpjekje për të përfshirë Shqipërinë në tensionet mes Rusisë dhe NATO-s, pas raportimeve se dronët që goditën një anije ruse në brigjet e Libisë mund të jenë nisur nga territori shqiptar.
Në një reagim të gjatë, Spaho akuzon qarqe të lidhura me interesat ruse për përhapjen e këtij informacioni, ndërsa kritikon mediat dhe influencuesit që e publikuan pa e verifikuar. Ai ndalet edhe te protestat e paralajmëruara për 28 Nëntorin, duke pretenduar se pas tyre ka ndikim dhe financim nga jashtë dhe se synimi është destabilizimi i vendit dhe pengimi i integrimit europian.
Reagimi i Spahos:
Lajmi se dronet qe goditen nje anije ruse ne Libi mund te ishin nisur nga Shqiperia, u prit tek ne me nje lloj ngazellimi nga disa idiote.
Nuk ngeli rrjet social, blog, faqe fb, influencere, pa e ribotuar me nxitim sikur te ishin ata perhapesit e pare te lajmit. Disa edhe te paguar per ta bere.
Askush vec dy institucioneve shteterore, nuk e trajtoi ate si shpifje te ndyre ndaj Shqiperise dhe mjaft te rrezikshme. E botuan ashtu si erdhi, sikur flitej per ndonje vend te larget ne Azi dhe si mundesi e mire per klikime.
Pikerisht kete synonin ata qe kane sajuar kete marrezi.
Idiotet tane te rrjeteve sociale, nuk e kuptojne qe keto jane provokime me origjine ruse, per te zgjeruar me tej konfliktin me NATOn, ne nje vend me mbrojtje te dobet si vendi yne. Ato duhen kundershtuar e hedhur poshte si provokim i qarqeve te lidhura me interesa ruse, sepse kjo eshte e verteta dhe ne duhet te mbrojme interesat tona jetike.
Ato qarqe qe nisin aventura te tilla nuk e kane problem te ngaterrojne ne corben e tyre nje vend te vogel si Shqiperia. Sot shume vende europiane po perjetojne pafundesisht alarme per bomba ne shkolla, fluturime dronesh ne aeroporte, madje edhe shkelje te hapesirave ajrore nga avione luftarake.
Besoj nuk i keni harruar sulmet kibernetike nga Irani. Nuk keni harruar edhe tentativen para pak vjetesh per te sulmuar me dron nje konference ne Manze e qe coi ne anullimin e saj.
Keto ngjasin kur per cdo dite marrim sinjale qe viti 2027 do te jete viti qe do te mbyllen negociatat per antaresimin e Shqiperise ne BE.
Sot Marta Kos ne Athine i kujtoi Greqise qe nen udheheqjen tuaj do te mbyllen negociatat e Shqiperise ne fund te vitit te ardhshem. Me nentekst, ajo i kujtoi fqinjeve tane qe BE pret nga ju qe te mos luani me karten e te drejtave te minoritetit dhe te bllokoni mbylljen e negociatave me Shqiperine.
Po cfare bejme ne si shqiptare?
Segmente te se majtes ekstreme shqiptare kane nisur nje proteste disa mujore per te demtuar midis te tjerave integrimin europian te vendit. Sot vetem ndonje idiot mund te thote qe ajo nuk ka nxitje dhe financim nga jashte.
Ne kete aventure ju kane dale ne krah fondamentalistet ekstremiste, per te cilet kombi dhe atdheu renditen poshte besimit fetar. Edhe ne kete rast, do ishe idiot te mendoje qe nuk kane shtytje dhe financim nga jashte.
Ketyre palacove, per fat te keq, ju eshte bashkuar e djathta shqiptare, pasi turbullirat ajo i sheh si te vetmen mundesi per tu rikthyer ne pushtet.
Te gjithe se bashku kane vendosur qe ne 28 Nentor te bejne perpjekjen e rradhes dhe me te forten per te arritur qellimet qe kane. Me cdo cmim, duke djegur e shkaterruar Tiranen, madje edhe antaresimin ne BE, i cili kurre nuk ka qene kaq afer./ad