Modifikohen për herë të parë me saktësi të lartë genet në embrione njerëzore në fazat e para të zhvillimit.
Qëllimi është të korrigjohen difekte që shkaktojnë sëmundje, falë një teknike që arrin të ndryshojë njësitë bazë të AND, ose çdo germë në veçanti, në të cilat është shkruajtur kodi gjenetik.
Eksperimenti i ndërhyrjes në detaje kaq mikroskopike konsiderohet mjaft i rëndësishëm, pavarësisht se për të aplikuar klinikisht do duhet ende shumë punë dhe shumë kohë për tu realizuar.
Rezultati është frut i punës kërkimore të Columbia University në New York dhe është publikuar në platformën online bioRxiv, që mbledh artikuj të cilët ende nuk i janë paraqitur për shqyrtim dhe konfirmim komunitetit shkencor.
Metoda e realizuar quhet Abe Adenine Base Editor, që është një evolucion i teknikës Crispr, thënë ndryshe gërshërët molekulare që presin ADN për të futur sekuenca te reja.
Ndërsa teknika Abe, në fjalë të thjeshta, është si një laps që modifikon, korrigjon germat e kodit gjenetik, dhe pa shkaktuar asnjë dëm në fijet që lidhin sekuencën e ADN.
Dhe ajo që është shumë e rëndësishme, është fakti që mund të ndërhyhet që në krijimin e embrionit, pa e dëmtuar aspak atë dhe duke lënë jetën të zhvillohet.
Gjithsesi do duhen ende shumë studime të mëtejshme dhe perfeksionimi i teknikës, sikurse dhe avantazhet apo kundërshtitë etike e shkencore mbi modifikimin e ADN embrionale./mxh
