Mamaja e këngëtares shqiptare Elvana Gjata feston sot 70-vjetorin e saj, ndaj mami Donika ka marrë një urim zemre nga e bija.
Në foton e postuar në profilin e saj të Instagramit, ku ajo shfaqet foshnje në krahët e mamasë, Elvana shkruan: Gëzuar ditëlindjen e shtrenjta ime. 70 vite të jetuara me dinjitet, dashuri, forcë dhe përkushtim ndaj të tjerëve.
Në një tjetër foto të postuar me rastin e ditëlindjes së mamasë, artistja ka emocionuar me dedikimin e bërë, pasi zbulon se në një ditë të veçantë si kjo e sotmja, këngëtarja nuk është pranë saj. Megjithatë, artistja thekson se e ëma jeton në çdo qelizë të saj./ET
