Last Updated on 12/06/2026 by Anisa
SPAK ka kryer një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal, të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike, ku paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal dyshohet se janë pastruar nga disa biznesmenë, përfshirë Artur Shehun, i cili zotëron një pjesë të konsiderueshme të tokave në Zvërnec.
Sipas vendimit të gjykatës datë 10 qershor, janë ekzekutuar sekuestrime të shumës totale prej mbi 128 milionë eurosh në llogarinë e noteres Amela Mukaj. Këto fonde dyshohet se janë përdorur për të treja transaksionet e shitblerjes së tokave në Zvërnec.
Burimet bëjnë me dije se përgjimet e realizuara nga SPAK, të cilat dokumentonin bisedat mes anëtarëve të grupit kriminal të dy vëllezërve Koçeku, kanë qenë kyçe për nisjen e hetimeve dhe zbardhjen e rrjetit të pastrimit të parave në këtë çështje.
Sipas SPAK, paratë do të kalonin për kontrata me personat që kanë në pronësi tokat: Artur Shehaj, Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj. Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve për çështjen e njohur si dosja e Zvërnecit.
“Vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme, shuma monetare në valutën euro të ndodhura në llogarinë bankare te noteres publike Amela Mukaj, person fizik, si më poshtë vijon:
i) Shuma e parave 110.247.134 euro, sipas kontratës së shitjes me nr. 2062 rep., nr. 1166 kol., datë 24.04.2026 me palë Artur Shehu dhe “Albanian Land Development” sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.
ii) Shuma e parave 10.044.684 euro, sipas kontratës me nr. 2060 rep., nr. 1164 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe “Albania Land Development” sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.
iii) Shuma e parave 8.062.619 euro, sipas kontratës me nr. 2061 rep., nr. 1165 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe “Albania Land Development” sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK”, thuhet në vendim.
Ndërkohë mes të arrestuarve është dhe Orgest Biçaj, i cili zotëron në nga kompanitë më të rëndësishme luksoze të makinave, “Top Seven”. Mësohet se makinat e kompanisë në fjalë po sekuestrohen nga SPAK, në kundër të hetimeve për pastrim parash./a.d
