Last Updated on 13/06/2026 by EL
Një vatër aktive zjarri është regjistruar pak momente më parë në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës.
Zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre dhe barishte në bllokun e banimit.
Zjarri po përhapet me shpejtësi.
Zjarrfikësit e Vlorës kanë nisur ndërhyrjen pasi rreziku është edhe për banesat aty pranë./ET
