Pas më shumë se gjysmë shekulli pritjeje, ekipi i New York Knicks është rikthyer në majën e basketbollit amerikan. Knicks fituan titullin e tretë në historinë e tyre, duke mposhtur San Antonio Spurs me rezultatin 94-90 në ndeshjen e pestë të finaleve dhe duke vulosur serinë me rezultatin e përgjithshëm 4-1.
Heroi absolut i finales ishte Jalen Brunson, i cili realizoi 45 pikë dhe u shpall MVP i finaleve. Organizatori 1.88 metra i gjatë kurorëzoi një rrugëtim të jashtëzakonshëm, duke kaluar nga një lojtar me rol dytësor në një prej yjeve më të mëdhenj të NBA-së.
Nga ana tjetër, talenti francez Victor Wembanyama u përpoq të mbante në lojë Spurs me 19 pikë, por nuk arriti të shmangte humbjen e ekipit të tij përballë një skuadre të New York-ut që u dallua për karakterin dhe rikthimet spektakolare gjatë gjithë serisë.
Ky është titulli i parë i Knicks që nga viti 1973 dhe i treti në historinë e klubit. Suksesi vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ku skuadra e drejtuar nga trajneri Mike Brown fitoi edhe Kupën e NBA-së, duke u bërë kampionia e tetë e ndryshme në tetë vitet e fundit të ligës.
Festa shpërtheu në të gjithë qytetin e New York City, ku tifozët kremtuan fundin e një pritjeje 53-vjeçare për trofeun Larry O’Brien./kb
