Kombëtarja e Holandës dhe ajo e Japonisë do të masin forcat në një përballje interesante të vlefshme për Grupin F në Kupën e Botës 2026.
Skuadra e “Tulipanëve” zbret në fushë me statusin e favorites në letër, e mbështetur edhe nga statistikat historike, pasi në tri përballjet e kaluara ndaj aziatikëve nuk njeh asnjë humbje, duke regjistruar dy fitore dhe një barazim.
Megjithatë, Japonia konsiderohet një kundërshtar i rrezikshëm që ka treguar vazhdimisht se mund t’i hapë punë çdo përfaqësueseje të madhe falë lojës së saj të shpejtë dhe të organizuar.
Pak minuta përpara vërshëllimës fillestare, të dy trajnerët kanë shuar të gjitha dilemat duke publikuar formacionet zyrtare që do të zbresin në fushën e lojës.
FORMACIONET ZYRTARE
Holanda: Verbruggen, Dumfries, Van Hecke, Van Dijk, Van de Ven, Reijnders, De Jong, Gravenberch, Gakpo, Summerville, Malen.
Japonia: Suzuki, Ito, Taniguchi, Watanabe, Doan, Sano, Kamada, Nakamura, Kubo, Maeda, Ueda./mxh
