Last Updated on 15/06/2026 by Anisa
GJKKO ka lënë në burg djalin e Erzen Breçanit, i akuzuar për trafik kokaine nga Amerika Latine në Europë. Në dosjen e SPAK thuhet se Eralbi Breçani ka nisur aktivitetin e trafikimit dhe dyshohet në të paktën dy raste që e ka kryer atë në bashkëpunim me persona të tjerë.
Edhe në lidhje me grupet e Chat-it, ku merr pjesë Ervin Mata, kunati i tij, ka dyshime që pjesëmarrësit ndodhen për qëllim kryerjen e veprave penale.
Këto dyshime thotë SPAK, mbështeten edhe në komunikimet e Ervin Matës ku tregon që i ka rënë një sasi prej 240 kg në Frankfurt, ku “rënë” i referohet sekuestrimit nga autoritetet gjermane./a.d
