Last Updated on 16/06/2026 by Kesjana
Pas kërkesës së Taulant Ballës dhe një grupi deputetësh socialistë për përjashtimin e kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Kuvendi, Sekretariati i Etikës, i drejtuar nga Ulsi Manja, vendosi 30 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit.
Vendimi vjen pas përplasjeve në seancën e kaluar plenare, ku ministri i Financave, Petrit Malaj, i përmendi Shehajt kompanitë e tij private, duke i thënë: “Tani do merremi ne me ty”.
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka ndarë një video-mesazh në rrjete sociale, ndërsa shprehet se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen.
Shehaj shton se pavarësisht se u përjashtua me 30 ditë nga Parlamenti, nuk do të ndalojë së thëni të vërtetën dhe se opozitën do të vazhdojë ta bëjë si në Parlament ashtu edhe në bulevard.
Reagimi:
Më përjashtuan 30 ditë nga Parlamenti, por nuk më mbyllin dot gojën.
Do vazhdoj të bëj opozitë në Parlament, në bulevard me qytetarët dhe kudo që të më jepet mundësia.
Rama duhet të japë dorëheqjen!/kb
