Last Updated on 16/06/2026 by Anisa
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar me tone të forta politike, duke iu përgjigjur debatit për mandatin dhe përfaqësimin parlamentar. Ajo thekson se mandati i saj nuk është “marrë”, por është kthyer në vendin e vet pas një periudhe të gjatë, siç shprehet ajo, të mosmarrjes së drejtëpërdrejtë të përfaqësimit.
Koçeku i drejtohet socialistëve me një sfidë për zgjedhje të parakohshme, duke kërkuar që forcat politike të maten në mënyrë të drejtpërdrejtë në votë. Në reagimin e saj nuk mungojnë as notat ironike dhe simbolike, ku ajo paralajmëron edhe një përfshirje më aktive në garën politike në Tiranë.
Reagimi i Marjana Koçekut:
Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mue, për 10 muej rresht. Tash mandati ka ardhë në vend të vet.
Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate, atëherë shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat se kush fiton çka.
Kësaj radhe do marr me vete kecin tim të shtrenjtë, bashkë me kmesën e mprehtë, dhe do zbres me kandidue në Tiranë. Para se të vij, ndoshta iu marr leje malësorëve të mi me e folë gjuhën standarde./a.d
