Çmimet e naftës ranë ndjeshëm, me naftën Brent që zbriti nën 80 dollarë për fuçi për herë të parë që nga fillimi i marsit, pasi pritshmëritë për një marrëveshje SHBA-Iran për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit lehtësuan shqetësimet për furnizimin.
Nafta Brent, standardi ndërkombëtar, ra rreth 4 për qind në 79,8 dollarë për fuçi në orën 12:35 GMT ndërsa standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) gjithashtu ra me 4,3 për qind në 77,3 dollarë, pasi tregtarët reflektuan në çmime perspektivën e rikuperimit të flukseve të naftës së papërpunuar nga rajoni i Gjirit.
Çmimet po shkojnë drejt periudhës më të gjatë të rënies gjatë këtij viti, të ndikuara nga pritshmëritë se një marrëveshje e përkohshme SHBA-Iran mund të ndihmojë në rikthimin e transportit detar përmes Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme të tranzitit të naftës në botë.
Marrëveshja pritet të nënshkruhet të premten në Zvicër./mxh