Jeremy Clarkson është diagnostikuar me një formë agresive të kancerit të prostatës.
Prezantuesi i njohur i “Top Gear’, ka dhënë në “Clarkson’s Farm”, më shumë detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Ai u shpreh se zbuloi sëmundjen e rëndë në muajin maj.
Siç e përmendi në emision, kohët e fundit bëri një pushim për t’iu nënshtruar analizave mjekësore dhe një biopsie, duke vënë në dukje se është një formë ” agresive ” e kancerit, e cila u zbulua në një fazë shumë të hershme.
“Po lutesha që ta përfundonim sezonin në fermë dhe pastaj të fillonim trajtimin, por kjo do të ndodhë”, tha ai, duke shtuar se ka të ngjarë të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale brenda dy deri në tre javëve të ardhshme.
Clarkson theksoi se, megjithëse operacioni është i shkurtër, rikuperimi do të kërkojë kohë.
Në të njëjtin episod, ai shfaqet edhe në spital, duke thënë se e filloi dhe e përfundoi sezonin “në një shtrat spitali”. Në të njëjtën kohë, ai iu referua edhe ndërlikimeve gjatë trajtimit, duke vënë në dukje se disa procedura “nuk shkuan siç pritej”, ndërsa shtoi se, nëse trajtimi rezulton i suksesshëm, ai do të kthehet për sezonin e ardhshëm, përndryshe jo.
Sezoni 5 përfundon me të duke u drejtuar një mesazh të thjeshtë shikuesve: ” Kini kujdes “./mxh
