Sulmuesi Neymar do të mungojë edhe në ndeshjen e dytë të Brazilit në Kupën e Botës.
Lojtari i Santos nuk është grumbulluar për përballjen kundër Haitit, e cila do të luhet të premten në orën 02:30.
Trajneri Carlo Ancelotti ka vendosur ta lërë ish-yllin e Barcelonës në qendrën stërvitore të ekipit në New Jersey, me qëllim që të vijojë rikuperimin e plotë pa ndonjë rrezik të panevojshëm.
Edhe pse nuk ka një datë të saktë për rikthimin në fushë të 34-vjeçarit, sipas mediave braziliane, Neymar pritet të jetë i gatshëm për fazën e rëndësishme me eliminim direkt, menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve në grupe./mxh
